Edicioni i tetë i “Prishtina Trails”, gara më e madhe e trail running në Kosovë, u mbajt me sukses në Parkun e Gërmisë në Prishtinë, duke mbledhur rreth 500 vrapues nga më shumë se 20 shtete. Të gjitha shtigjet e garës filluan dhe përfunduan në zemër të Gërmisë, duke promovuar bukuritë natyrore të peizazhit të mbrojtur dhe iniciativën “Gërmia pa kerre”.
Në garën kryesore prej 50 km, fitues u shpallën Erzen Zyberaj (KOS) dhe Margot Navarro (FRA). Në distancën 23 km fituan Stella Zinn (SUI) dhe Albion Ymeri (KOS), ndërsa në garën 10 km më të shpejtit ishin Litfete Luta Shala (KOS) dhe Mikus Zagata (AUT). Organizatorët e cilësuan ngjarjen si një tjetër hap të rëndësishëm në promovimin e sporteve outdoor, ndërgjegjësimit mjedisor dhe jetesës aktive në Kosovë.
Përveç garave kryesore, rreth 300 fëmijë morën pjesë në vrapin për fëmijë, duke i dhënë aktivitetit një frymë të fortë familjare dhe komunitare. Organizatorët theksuan gjithashtu përkushtimin ndaj qëndrueshmërisë mjedisore, pasi medaljet e këtij viti u prodhuan nga kapakë të ricikluar të shisheve plastike në bashkëpunim me “DYVO Lab”.
“Prishtina Trails” vazhdon të rritet çdo vit, me të gjitha vendet e regjistrimit të mbyllura një muaj para garës, duke konfirmuar statusin e saj si ngjarja kryesore e trail running në Kosovë.
Shihemi në Maj 2027.
FOTO-ALBUMET KËTU.
