Gërminë vrapoje, dhe mbroje!

Bashkohuni me ne dhe vraponi njërin nga shtigjet e Gërmisë në kuadër të Prishtina Trails që është më shumë se thjesht një garë – është një thirrje për veprim për të mbrojtur oazen tonë të çmuar të gjelbër pranë qytetit.

Ky park, një vend i shenjtë i natyrës në mes të urbanizmit që e rrethon, po përballet me kërcënime nga ndotja, shpyllëzimi dhe zhvillimi. Duke marrë pjesë në këtë ngjarje, ju jo vetëm që po shijoni bukurinë e shtigjeve tona, por edhe po e ngritni zërin tuaj për ruajtjen e kësaj hapësire jetike të gjelbër.

Le të bashkohemi si një komunitet, duke përdorur fuqinë e sportit dhe veprimit kolektiv për të rritur vetëdijën dhe avokimin për mbrojtjen e mjedisit tonë. Prania dhe zëri juaj janë jetike për të siguruar që brezat e ardhshëm të mund të shijojnë këtë strehë natyrore.

Mbathuni fortë, sillni miqtë dhe familjen tuaj dhe le të vrapojmë për një të ardhme më të gjelbër dhe më të shëndetshme. Së bashku, ne mund të bëjmë një ndryshim dhe të mbrojmë parkun tonë nga çfarëdo kërcënimi që përballet.

#Gërmiaashtejtotjambroje

UDHËZUES PËR GARËN

Pikënisja e Prishtina Trails 2024 do të jetë Parku i Gërmisë, saktësisht Amfiteatri i Gërmisë. Shtegu për secilen prej distancave do të jetë i markuar me shirita dallues si dhe udhëzuesë të tjerë.

Pikat kontrolluese (check points) janë të domosdoshme për të validuar kohën e secilit vrapues. Vrapuesit duhet të sigurohen që koha është shënuar. Gjithashtu, pikat kontrolluese janë të furnizuara me pije freskuese dhe ushqim të nevojshëm dhe të mjaftueshëm.

Në fund, secili vrapues që përmbyll garën me sukses do të dekorohet me një medalje nga Prishtina Trails 2024.

Ju urojmë fat.

#Gërmiaështëejtotjambroje

STARTI I GARËS

Starti i garës Prishtina Trails 2024 do të jetë te Amfiteatri i Gërmisë. Ftohen pjesëmarrësit që të paraqiten së paku gjysmë ore më herët se koha e startit për të pranuar numrat e obligueshëm.

Starti për secilën kategori është ky:

47K – 06:00

23K – 09:00

10K – 10:00

Lista e garuesve me kohën përkatëse startuese do të publikohet këtu.

Shtegun që kemi zgjedhur është i njohur për shumë vrapues, por janë shtigje të reja të cilat Prishtina Trails i përdor zyrtarisht për herë të parë.

Shkarko hartën digjitale këtu sipas distancën që do vrapni.

Ju urojmë sukses.

Prishtina Trails