Prishtina Trails është ngjarje që organizohet nga klubi i vrapit X-Trailers që vepron kryesisht në Prishtinë. X-Trailers është organizatë e pavarur jofitimprurëse e themeluar në vitin 2018 në Prishtinë. Misioni i X-Trailers është “Promovimi i vrapimit për shëndetin e të gjithëve dhe fuqizimi i klubit në një atmosferë miqësore”. Ky mision arrihet përmes këtyre tre qëllimeve strategjike, si në vijim:
– Udhëheqjes dhe menaxhimit të mirë të organizatës, përmes përmirësimit të vazhdueshëm të planifikimit, implementimit dhe raportimit mbi aktivitetet, si dhe përmes sigurimit të qëndrueshmërisë financiare të klubit;
– Rritjes së vazhdueshme të numrit të antarëve të rregullt në vrapim përmes promovimit të vrapimit si faktor kyç në përmirësimin e shëndetit; dhe
– Zhvillimit të marrëdhënieve të mirëfillta mes antarëve të klubit përmes komunikimit edukativ dhe aktiviteteve shoqëruese.
X-Trailers është themeluar mbi këto vlera:
– Të pasionuar. Vrapuesit X Trailers vlerësojnë pasionin që sjellin anëtarët e klubit, nga vrapuesit e nivelit të lartë që synojnë të shkëlqejnë në gara, të rinjtë që kërkojnë të zhvillohen si vrapues, vrapuesit rekreativ, e deri tek vrapuesit më të moshuar. X Trailers sjellin të njëjtin pasion për të gjithë atë që vrapojnë dhe janë krenarë për të mbështetur të gjithë vrapuesit – pa dallim – në përpjekjet për të arritur qëllimet e tyre.
– Për më të mirën. X Trailers përpiqen të bëjnë më të mirën dhe të jenë më të mirët. Ata vlerësojnë pozicionin e tyre si një organizatë e besueshme që mund të ofrojë shërbime me cilësi të lartë. Ata vlerësojnë origjinalitetin, inovacionin dhe kreativitetin si mjete për t’i ofruar shërbime komunitetit.
– Të pavarur. X-Trailers vlerësojnë pavarësinë e organizatës. Kjo do të thotë që ata e mirëmbajnë organizatën financiarisht dhe ligjërisht të përgjegjshme, për të siguruar qëndrueshmërinë afatgjate të saj.
– Për një ambient të mirë. X-Trailers promovojnë dhe mbrojnë ambientin dhe natyrën në përgjithësi. Si pjesë e aktiviteteve vrapuese ata përfshijnë edhe elemente të vetëdijësimit dhe promovimit të mbrojtjes së ambientit.