Rregullat
Kjo rregullore do të shërbej si njoftim për vrapuesit. Një kopje fizike do të shpërndahet ditën e garës dhe nënshkrimi i saj, bashkë me deklaratën e përgjegjësisë është obligativ.
Vrapuesi është plotësisht i vetëdijshëm për gjatësinë dhe specifikat e garës dhe të jetë i përgatitur për ta përballuar. Në veçanti:
• Të ketë fituar, para garës, një kapacitet real për vetë-mjaftueshmëri në male, i cili lejon menaxhimin e problemeve të nxitura nga ky lloj i shtegut;
• Të dinë se si të përballen, pa ndihmën e jashtme, me kushtet klimatike të cilat mund të bëhen të vështira (erë, të ftohtin, mjegullën, natën, shiun ose borën);
• Të dinë se si të menaxhojnë, edhe nëse dikush gjen veten të izoluar, probleme fizike ose mendore që vijnë nga lodhja e madhe, probleme të tretjes, dhimbje muskulare ose të ngjajshme;
• Të jenë plotësisht të vetëdijshëm se nuk është roli i organizatorit për të ndihmuar një kandidat për të kapërcyer këto probleme dhe se për një aktivitet të tillë në natyrë, siguria varet nga kapaciteti i vet vrapuesit që të përshtatet me problemet që hasen apo parashikohen;
• Këto gara janë të hapura për këdo, burrë apo grua, të lindur në vitin 2005 ose më parë.
DEKLARATA E PËRGJEGJËSISË
Regjistrimi vullnetar dhe pastaj pjesëmarrja në garën Prishtina Trails 2024 përcakton se pjesëmarrësi është i njohur me këto rregulla si dhe pajtohet të pranojë plotësisht parimet dhe rregulloret e përcaktuara këtu.
REGJISTRIMI
Regjistrimi do të jetë i hapur deri më 17.06.2024. Shënim: numri i vrapuesve është i kufizuar.
NË PROCESIN E REGJISTRIMIT NUK ËSHTË E LEJUAR SI MË POSHTË
• Nuk lejohet ndërrimi i garave pas regjistrimit dhe pasi që pagesa është konfirmuar;
• Nuk lejohet transferimi i regjistrimit të paguar për një garë tjetër;
• Pjesëmarrja me një numër vrapuesi tjetër nuk është e rekomanduar, kurse garuesja/i heq dorë nga shpërblimet e garës.
NUMRI (BIB) I GARËS
Numrat e garës (BIB) do të mirren një ditë para garës, e shtunë me datat 22 qershor 2024 në Prishtinë. Ajo mund të mirret personalisht duke dëshmuar identitetin me letërnjoftim ose me pasaportë. Një person i tretë mund të marrë numrin bib për një vrapuesi tjetër, vetëm duke sjellë origjinalin (jo fotokopje) të autorizimit të nënshkruar.
PAJISJET E DETYRUESHME DHE TË REKOMANDUARA PËR VRAPUESIT
Vrapuesit duhet të mbajnë pajisjet OBLIGATIVE gjatë gjithë garës. Organizatori ka të drejtë të verifikojë pajisjet e detyrueshme të garuesve në çdo pikë kontrolli (madje pa paralajmërim) dhe nëse ndonjë nga garuesit nuk ka ndonjërën nga to, ai mund të skualifikohet nga gara.
Pajisjet e deklaruara si të REKOMANDUARA nga organizatori, nuk janë të detyrueshme për t’i poseduar gjatë garës, por të njëjtat rekomandohet fuqishëm që t’i kenë me veti vrapuesit. Organizatori rezervon të drejtën për të ndryshuar ose përmirësuar listën e pajisjeve të detyrueshme në varësi të parashikimit të motit dhe kushteve tjera. Pjesëmarrësit do të njoftohen nga organizatori para fillimit të garës.
Përdorimi i shkopinjve të hikingut lejohet, nëse pjesëmarrësi vendos të përdorë.
Pajisjet OBLIGATIVE
• Numri i garës: i vendosur në një vend ku mund të shihet qartë
• Telefoni celular: i ndezur tërë kohën
• Llamba e kokës: për pjesëmarrësit në 47K
• Ujë: në shishe në një çantë të përshtatshme shpine – minimum 1 litër
Pajisjet OBLIGATIVE për pjesëmarrësit në 47K
• Mbulesa emergjente
• Filikaqë/(bilbil)
• Paketa e ndihmës së parë
Pajisjet e REKOMANDUARA
• Xhaketë shiu: e përshtatshme për kushtet në mal
• Kapelë/shall
• Krem kundër diellit
• Çokollata energjike ose ushqime të ngurta të ngjajshme
• Shkopinjë të ecjes.
PAVARËSIA GJATË VRAPIMIT
Termi “i pavarur” nënkupton aftësinë e një pjesëmarrësi të varet nga vetëvetja në pothuajse çdo pjesë të garës. Përveç ushqimit dhe pijeve personale, kjo vlenë edhe për veshjet dhe pajisjet gjatë garës, duke i bërë pjesëmarrësit të aftë të përshtaten me mjedisin (temperatura të larta, frymë, mjegull, stuhi, lëndimet).
Në pikat e kontrollit/freskimit pjesëmarrësi mund të marrë ushqime të shpejta dhe ujë nga organizatorët e garës, por midis këtyre pikave, pjesëmarrësi duhet të jetë në gjendje tëmbështetet në pajisjet, ushqimin dhe pijet, gatishmërinë e tij/saj.
Për arsye se gara zhvillohet në natyrë dhe male, pjesëmarrësit duhet të kenë përvojën për t’iu përshtatur kushteve të natyrës, ndryshimeve të pa pritura në kushtet e motit, temperaturave të larta, mjegullës, shiut, stuhive, takimeve me kafshët.
Organizatori do të shënoj rrugën në mënyrë të përshtatshme; megjithatë, pjesëmarrësit duhet të kenë një sens minimal të orientimit në natyrë.
LARGIMI NGA GARA
Në rast se një vrapues dëshiron të largohet nga gara (për çfarëdo arsye), ai / ajo duhet të kontaktojë një zyrtar të garës në stacionin më të afërt të ndihmës dhe ta informojë atë në mënyrë që të regjistrohet në sistem. Përndryshe Organizatori do e konsideron atë të humbur dhe do të nxjerrë një ekip kërkimi dhe shpëtimi për të.
SIGURIA DHE NDIHMA MJEKËSORE
Në vende të caktuara, përgjatë shtegut do të ketë ekipe mjekësore dhe ekipe të shpetimit në rast të ndonjë emergjence. Në rast të lëndimit ose ndonjë nevoje tjetër, pjesëmarrësit do tëduhet të thërrasin telefonin SOS të ofruar nga organizatori.
Nëse ata janë në zonën e cila nuk mbulohet nga sinjali telefonik, ata do të duhet të përcjellin mesazhin në pikën e parë të ardhshme të kontrollit – në mënyrë që veprimet tëndërmerren sa më shpejt që të jetë e mundur.
Secili vrapues është i obliguar që të jap ndihmë ndonjë garuesi tjetër të lënduar.
Sugjerojmë që secili pjesëmarrës të ketë një pako individuale mjekësore në çantën e tij/saj: (paracetamol, fasha apo shtrëngues, jod, mbulojë izoluese termorregulluese).
DEKLARATA E PËRGJEGJËSISË PERSONALE
Duke u regjistruar në garë, secili garues konfirmon se është i vetëdijshëm për rreziqet e garës në natyrë dhe se e merr rrezikun personalisht. Organizatori do të bëjë çmos për të zvogëluar rreziqet, sidoqoftë, me mirësi kërkojmë nga të gjithë garuesit të ndjekin këshillat dhe rekomandimet tona:
Ne këshillojmë që çdo garues të ketë një sigurim shëndetësor.
Ne këshillojmë rregullisht të gjithë pjesëmarrësit për të monitoruar gjendjen e tyre shëndetësore dhe gjithashtu, rekomandojmë një test stresi para ngjarjes për të përcaktuar nivelin e fitnesit/ qëndrueshmërisë për këtë lloj sporti.
Për të ruajtur sigurinë dhe shëndetin e pjesëmarrësve, ekipet mjekësore kontrolluese mund të ndalojnë dhe largojnë një pjesëmarrës nga ngjarja nëse ata vlerësohen se nuk janë mënë gjendje të vazhdojnë më tutje shkaku i komplikimeve shëndetësore apo rrezikimit të shëndetit të tyre.
Nëse një pjesëmarrës i tillë nuk perfillë udhëzimet e tilla atëherë përgjegjësia mbetet mbi të njejtin sikurse pjesëmarrja në ketë garë.
Sidoqoftë, pjesëmarrësve do t’u kërkohet të ndjekin udhëzimet nga koordinatori/asistentët apo vullnetarët e ngjarjes dhe ekipet mjekësore gjatë rrugës. Këta individë përkrahës do tëkenë shenja identifikuese.
Çdo shkelje e këtyre udhëzimeve do të çojë në diskualifikimin e një garuesi mirëpo siç u cek më lartë nëse ai/ajo vendos të vazhdojë me çdo kusht, organizatori nuk merr përgjegjësi për efektet anësore të mundshme.
Çdo garues që ka ndonjë sëmundje ose gjendje mjekësore këshillohet që të konsultohet me një specialist për leje për të marrë pjesë në këtë garë.
STACIONET E KONTROLLIT
Stacionet e kontrollit janë vendet ku koha e vrapueseve regjistrohet – kjo bëhet nga ana e vullnetarëve. Pjesëmarrësit duhet të kalojnë çdo pikë të kontrollit gjatë garës. Në rast të mosregjistrimit në ndonjë pikë të kontrollit, vrapuesit do të diskualifikohen nga gara.
Stacionet e Kontrollit janë edhe pika të freskimit ku vrapuesit do të kenë mundësinë për të marrë ushqim (frute, gjëra të ëmbëla dhe të njëlmëta), ujë dhe gjëra të tjera freskuese.
DROP BAG
Çdo pjesëmarrës në Prishtina Trails do t’i ipet një qese e plastikës (drop bag), së bashku me gjërat e nevojshme të pjesëmarrësit të cilat mund të lihen para fillimit të garës tek start. Qeset do t’i kthehen pjesëmarrësve në përfundim të garës.
Në përfundim të garës, pjesëmarrësit do të mund të marrin qeset (drop-bag) në finish vetëm duke e treguar numrin e garës (numbi bib).
Në rast se askush nuk e merr qesen brena një periudhe 7 ditore nga përfundimi i garës, e njëjta do të shkatërohet për arsye higjienike.
MARKIMI I SHTEGUT
Markimi zyrtar i shtegut do të bëhet nëpëmjet shiritave me ngjyrë të cilat do të vendosen në distancë të duhur në mënyrë që garuesit të mos kenë problem madhor me orientim. Përdorimi i GPS është i lejueshëm dhe i rekomandueshëm.
Në rast se ndonjë pjesëmarrës gjindet në ndonjë pjesë ku nuk ka shenjëzim të duhur, është obligative të kthehet në pikën e fundit ku gjindet një shenjëzim i tillë.
KATEGORITË DHE RANKIMI
Të gjithë pjesëmarrësit e regjistruar në garat e Prishtina Trails do të klasifikohen si në vijim:
– Seniorët – (18-65) vjeç – Burra (M)
– Senioret – (18-65) vjeç – Gra (F)
FOTOGRAFITË GJATË GARËS
Duke pranuar këto rregulla, secili pjesëmarrës pranon që mund të përdoret emri, fotografia në të gjitha hapësirat mediale dhe rrjetet sociale qoftë nga organizatorët apo sponsorët e kësaj gare për qëllime promovuese, si dhe heq dorë nga kërkesa e tyre për të drejtën e autorit mbi fotografitë zyrtare të garës.
Andaj, të gjitha fotografitë zyrtare të ngjarjes janë pronë e organizatorit dhe ato mund të përdoren, shfrytëzohen dhe merren pa miratimin paraprak.
PËRGJEGJËSIA MJEDISORE
Prishtina Trails 2024 do të jetë ngjarje përgjegjshme për mjedisin. Ju ftojmë të gjithë vrapuesve, vullnetarëve dhe publikut që të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm dhe të mos ndotin mjedisin.
Nuk do të ipen gota plastike për një përdorim në stacionet e ndihmës/freskimit. Preferohet që pjesëmarrësit të sjellin gotën/shishen e vet për t’u freskuar në stacionet e paracaktuara.
Kushdo që do të kapet duke ndotur natyrën do të diskualifikohet. Vrapuesit duhet të mbajnë mbeturinat me vete dhe t’i lënë ato në pikat e ardhshme të kontrollit në qeset e mbeturinave. Le të përpiqemi të bëjmë më të mirën për të qenë një shembull për të tjerët dhe për të kontribuar që natyra jonë të mbetet e pastër dhe e pandotur – për ne dhe për brezat e ardhshëm.
#GërmiaJoteMbroje
PËRJASHTIMI
Organizatori ka të drejtë të konsiderojë të diskualifikuar një garues në situatat e mëposhtme:
• Pjesëmarrësi NUK është i regjistruar në një pikë kontrolli.
• Bën me qëllim shkurtime të rrugës gjatë shtegut.
• Nuk ndihmon një pjesëmarrës që ka nevojë për ndihmë.
• Përdorë një mjet transportit gjatë shtegut, pa qenë i detyruar për shkaqe shëndetësore.
• Kundërshton kontrollet nga organizatorët gjatë vrapimit.
• Nuk posedojnë pajisjet e detyrueshme ose refuzojnë ta tregojnë atë në një kontrolli të mundshëm nga vullnetarët.
• E shkel një urdhër të një personi kompetent – organizator, apo personel ndihmës mjekësore,
• Bën ndryshime në rrugë apo shenjëzim duke devijuar edhe tjetrin apo grupin.
ANKESAT
Vrapuesit mund të bëjnë ankesat jo më shumë se 48 orë pasi vendimi për ndëshkim dhe / ose skualifikim është bërë nga organizatorët e garës. Ankesa do të merret në konsideratë nga Komisioni për ankesat (i përbërë nga të paktën 3 anëtarë të Komitetit Organizativ) dhe përgjigja adekuate do t’u ofrohet vrapuesve të interesuar sa më shpejt që të jetë e mundur.
STACIONET
Stacionet e kontrollit janë vendet ku koha e vrapueseve regjistrohet – kjo bëhet nga ana e vullnetarëve. Pjesëmarrësit duhet të kalojnë çdo pikë të kontrollit gjatë garës. Në rast të mosregjistrimit në ndonjë pikë të kontrollit, vrapuesit do të diskualifikohen nga gara.
Stacionet e Kontrollit janë edhe pika të freskimit ku vrapuesit do të kenë mundësinë për të marrë ushqim (frute, gjëra të ëmbëla dhe të njëlmëta), ujë dhe gjëra të tjera freskuese.
TË DREJTAT E ORGANIZATORIT
Organizatori rezervon të drejtën për të modifikuar dhe ndryshuar rrugën e garës, pikat e kontrollit/freskimit dhe kohën e fillimit në çdo kohë për shkak të arsyeve objektive.
Në rast të motit të padëshirueshëm, organizatori rezervon të drejtën për të bërë ndryshime në çdo pjesë të rrugës ose të anulojë garën.
Fillimi i vrapimit mund të ndryshoj për disa orë apo mund të zhvendoset për shkak të kushteve të padëshirueshme klimatike.
Ju dëshirojmë fat.
Prishtina Trails